Selena Gomez dhe Hailey Bieber pozojnë bashkë për herë të parë

Hailey Bieber ka pozuar e lumtur përkrah Selena Gomezit në një event të së shtunës në Los Angeles.

Vajzat hodhën poshtë thashethemet për një grindje për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber.

Jo vetëm që Hailey dhe Gomez buzëqeshën para kamerave në galën e dytë vjetore të Muzeut të Filmit të Akademisë, por ata ndanë edhe një përqafim të ëmbël të kapur nga fotografi Tyrell Hampton.

Selena Gomez dhe Hailey Bieber (Foto: Instagram)

Shfaqja miqësore vjen pas paraqitjes së fundit të Haileyt në ‘podcast’-in “Call Her Daddy”, në të cilin këmbënguli se ajo dhe Gomez nuk kanë asgjë me njëra-tjetrën.

“E gjithë kjo është respekt. Është e gjitha dashuri. Asnjëri prej nesh nuk i detyrohet askujt përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri [mes nesh]. Unë e respektoj atë”, tha modelja, 25 vjeçare për Gomez, 30 vjeçe.

Selena Gomez dhe Hailey Bieber (Foto: Instagram)

Hailey dhe Justin u fejuan në korrik të vitit 2018, vetëm pak muaj pas ndarjes së tij përfundimtare nga Gomez.

Krahas kësaj, ai ka qenë në një romancë dashurie edhe me Sofia Richie.

Selena Gomez dhe Hailey Bieber (Foto: Instagram)

Hailey dhe Bieber u martuan në shtator të vitit 2019 me një ceremoni madhështore.

Selena Gomez dhe Hailey Bieber (Foto: Instagram)

Selena dhe Justin (Foto: Getty Images)

Justin dhe Hailey (Foto: Getty Images)