Harry Styles goditet me shishe nga një fans në koncertin e tij në Çikago

Harry Styles ishte edhe një herë viktimë e një turme gjatë performancës së tij të fundit.

Në gusht të këtij viti, gjërat u çrregulluan në koncertin e këngëtarit britanik në New York, pasi fansat filluan t’i hidhnin ushqim në skenë.

Këtë herë, në Çikago, ai u vë në shënjestër të një shisheje. Në incidentin e dytë, një fans hodhi një shishe në skenë dhe e goditi pikërisht në zonë intime.

Foto: Screenshot/YouTube

Në atë moment, ish-ylli i “One Direction” u ul në gjunjë dhe dukej se u lëndua paksa.

Styles nuk po performonte një këngë në atë moment, ai thjesht po fliste me audiencën.

“Tani kjo është për të ardhur keq”, tha ai pasi u godit nga shishja.

Foto: YouTube

Artisti vazhdoi të fliste ndërsa filloi të lëvizte këmbët dhe të kërcente lart e poshtë.

Për fat të mirë, Harry e mori mirë incidentin dhe qeshi me përgjigjet e tij plot humor.

 

Muzikanti dhe aktori tani do të bëjë një pushim të shkurtër, përpara se të vazhdojë turneun e tij nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.