Shqipëria ka disa javë që po përballet me hakerë.
Së pari rrjedhen të dhëna mbi pagat e qytetarëve, pastaj ato të policisë, e kështu me radhë.
Hakerët e quajtur “Homeland Justice” sot kanë vendosur të publikojnë numrat e telefonave të shtetasve shqiptarë.
Ata kanë shpërndarë numrat e dhjetëra mijëra qytetarëve sot, duke thënë se terroristët iranianë janë duke përdur numra me prefiksin shqiptar, për të zhvilluar aktivitetet e tyre terroiste, raporton Indeksonline.
Ndërkohë, akoma nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me rrjedhjet e sotme, të cilat përfshijnë emrin, mbiemrin, emrat e prindërve, numrin personal dhe atë të telefonit, të qytetarëve të Shqipërisë.