Emisioni “Barber Shok” pati tri sezone të jashtëzakonshme me mysafirë e personazhe të ndryshme të showbizit.
Pas sukseseve të mëdha që shënoi në të kaluarën, programi pritet që këtë javë të fillojë me sezonin e katërt.
Nën moderimin e Fis Junikut, sezoni i katërt do të nisë nesër (e shtunë) në ora 22:00 në RTV Dukagjini.
Dhe si personazh të parë të ftuar për këtë sezon do të ketë reperin e labelit “P.I.N.T”, Semiautomvtic.
Ky i fundit do të shpalosë gjithçka në lidhje me jetën dhe karrierën profesionale në “Barber Shok”.
Se çfarë befasi të tjera do të ketë, e si do të jetë ky vazhdim, pritet të shihet nga dita e nesërme (15 tetor).
Krahas promos së sezonit, më poshtë do ua sjellim edhe promon e episodit të parë: