Rudiger dëshiron të luajë me çdo kusht kundër Barcelonës

Blood runs down the face of Real Madrid's Antonio Rudiger, centre, during the Champions League group F soccer match between Shakhtar Donetsk and Real Madrid at Polish Army Stadium stadium in Warsaw, Poland, Tuesday, Oct. 11, 2022. (AP Photo/Michal Dyjuk)

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger dëshiron të jetë me ekipin për ‘El Clasico’.
Këtë të diele Reali do jenë nikoqir të Barçës, për ndeshjen e parë të këtij sezoni në mes tyre.

Sipas raportimit të ‘Marca’, Rudiger dëshiron të ndihmojë ekipin për ndeshjen ndaj rivalit të tyre më të madh, Barcelonës.

Gjermani pësoi një lëndim serioz në fytyrë, pasi në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetks (që përfundoi baras, 1:1), Rudiger arriti të shënojë, por u përplas me portierin.

E, ajo përplasje bëri që mbrojtësit të lëndohet rëndë në fytyrë, ku më pas atë ia qepën stafi mjekësor.

Pavarësisht, këtij lëndimi gjermani dëshiron të jetë me ekipin dhe mund të luajë me një maskë.

Ndeshja në mes Realit dhe Barcelonës zhvillohet më 16 tetor, më fillim nga ora 16:15.