Kadriaj: Edhe zyrtarët e BE-së e pranojnë në takime se Kosovës po i bëhet padrejtësi për vizat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj foli për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kadrijaj thotë se zyrtarët e BE-së në takime e pranojnë se Kosovës po i bëhet e padrejtë me vizat.

“Edhe në takime ata e pranojnë se po bëhet padrejtësi, por kur po vjen te vendimmarrja unë nuk po e kuptoj hezitimin”, deklaroi deputetja e AAK-së në Tëvë1.

Duke e komentuar mosliberalizimin e vizave, Kadrijaj tha se kjo është një padrejtësi e madhe që po i bëhet Kosovës teksa theksoi se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.

Kadrijaj tha se deri më 21 tetor vendet veç e veç kanë afat kohor për të dhënë ndonjë koment për Kosovën në mënyrë që grupi punues i cili do të mblidhet prapë në muajin nëntor ta shoh se si do të procedohet tutje kjo çështje.

“Grupi punues për çështjen e liberalizimit të vizave mblidhet njëherë në muaj, ne patëm premtime që është në agjendë dhe ishte sot në agjendë dhe tash po vazhdon kjo procedurë deri me datën 21 tetor vendet veç e veç paskan afat kohor, iu është dhënë afat kohorë që nëse kanë ndonjë koment për Kosovën dhe për çështjen e liberalizimit të vizave ta dorëzojnë deri me 21 tetor dhe ky grup punues për liberalizim të vizave do të mblidhet prapë me datën 9 dhe 10 nëntor dhe të shohim se si do të procedohet më tutje”, tha ajo.

Më tej Kadrijaj, njëherësh anëtare Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës tha se meqenëse vite më parë në Parlamentin Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave është e padrejtë tani e gjithë kjo që po ndodh rreth këtij procesi.

“Në vitin 2018 Komisioni i Parlamentit Evropian ka dhanë definitivishtë rekomandim pozitiv për çështjen e liberalizimit të vizave dhe është votuar në parlamentin evropian dhe tani është qasja e secilit vend veç e veç por është e pakuptimtë dhe e padrejtë e gjithë kjo që po ndodhë në procesin e liberalizimit për Kosovën”, tha Kadrijaj.