Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se në nëntor në takimin e radhës për liberalizimin e vizave për Kosovën do të pëmbyllet ky proces.
Kjo sipas Abazit, nuk ka kuptim më që të mbahet kështu.
Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Abazi tha se nuk guxon që çështja e vizave të jetë pjesë e dialogut.
“Mendojë që në nëntor do të tejkalohet për shkak se nuk ka kuptim më të mbahet kështu. Por po them se theksin ku e vendos unë është që nuk guxon vizat me qenë pjesë e dialogut dhe nuk duhet të pranojmë në asnjë mënyrë”, ka deklaruar ai.
Sot presidenca çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian pas takimit të mbyllur të grupit punues ka njoftuar se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, mirëpo sipas tyre ka një sërë temash për diskutim.