Genc Prelvukaj reagon pasi u bë baba i një vajze: I dhamë një emër në shqip, Adea – që për ne janë katër shkronja floriri

Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ditën e sotme (e premte) është bërë baba.

Ai dhe bashkëshortja e tij, artistja Eni Koçi, u bënë prindër të një vajze që e kanë quajtur, Adea.

Për këtë pati një reagim edhe nga vet krijuesi i hitit “Shpirtin e zi” nëpërmjet një postimi të shpërndarë në Facebook.

Postimi i plotë i Gencit (pa ndërhyrje):

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri.

Ndjehem i lumtur dhe plot jetë.

Faleminderit Spitali Lindja dhe doktor Dergut Aliu për kujdesin, mirësinë dhe respektin e treguar”.