Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar ashpër pasi një ditë më parë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ndërlidh me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Reuten ndërlidhjen e liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS e ka quajtur arsyetim për të shtyrë këtë çështje.
“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, ky vend i bashkohet një grup vendesh që kanë dalë me një justifikim të ri për të shtyrë sërish vendimin”, shkruan Reuten.
Ndryshe, të enjten u mbajt në Bruksel takimi i Grupit Punues, ku në rend të ditës ishte diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Mbledhja ishte e mbyllur për media ndërkaq u bë e ditur se u theksua që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Propozimi u tha se është mbështetur nga Holanda, Franca, Suedia, Belgjika dhe Spanjës.
Beschamend, gênant en onverantwoord. Na een uitermate positief aanvullend rapport over visa vrij reizen voor Kosovo op verzoek van Nederland (!) sluit 🇳🇱 zich aan bij groepje landen wat een nieuw excuus heeft verzonnen om het besluit weer uit te stellen. https://t.co/xtrtpRGMJW
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) October 14, 2022