Qytetarët në krizë të thellë, çmimi i naftës 1,78

Derisa në Kosovë krerët e shtetit flasin për “rritje ekonomike”, qytetarët po përballen me çmime ekstreme.
Ngritja e inflacionit ka arritur majet, ndërsa qytetarët e Kosovës po përjetojnë një prej viteve më me krizë financiare.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vendos “çmimin tavan”, por me çmime ekstreme.

Gjatë 24 orëve të ardhshme, çmimi i derivatit Dizel është 1,78 cent.

Kurse çmimi në Benzinë është 1,40 cent.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0,75 cent.