Përveç kryeministrit Albin Kurti, edhe presidentja Vjosa Osmani, do të takohet me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.
Në takim, ashtu sikur Kurti, edhe Osmani, do të pranojë Raportin për Kosovën të këtij viti të Komisionit Evropian.
Takimi do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes nga ora 16:30
“Në orën 16:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta pranojë Raportin për Kosovën të këtij viti të Komisionit Evropian, nga shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori, Tomas Szunyog”, thuhet në njoftim.