Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit janë ndër emrat më të njohur dhe më të suksesshëm turk.
Krahas karrierave të tyre, ata pushtojnë lajmet në media rozë edhe për jetë e tyre private.
Dhe, së fundmi është bërë e ditur se çifti i aktorëve të famshëm janë në pritej të fëmijës së dytë.
Gjinia e foshnjës së Fahriyes, e cila është 5 muajsh shtatzënë, u bë e ditur se është djalë.
Aktorja bukuroshe e cila numëron mbi 13 milionë ndjekës nuk i ka lënë fansat pa foto pas zbulimit të lajmit.
36-vjeçarja që po numëron ditët për të mbajtur në krahë djalin e saj të dytë ka postuar një imazh ku shihet e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë që ia vinte në pah barkun e rrumbullakosur.
Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve sipër postimit.
Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen, të cilët u njohën në xhirimet e serialit “Çalıkuşu”, ata u martuan në vitin 2017 dhe bën një dasmë madhështore.
Në vitin 2019, dyshja u bën prindër për herë të parë që e pagëzuan me ermin Karan.
Fahriye ndërkohë, së fundmi u rikthye në ekran pas një kohe të gjatë dhe i dha jetë personazhit të ‘Akça Hatun’ në serialin “Alparslan: Selxhuku i Madh”.