Tenisti spanjoll Rafael Nadal Parera është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Francisca Perello ka sjellë në jetë një djalë që do të mbajë emrin e tenistit.
Në qershor u njoftua se Nadal dhe Perello do të bëheshin prindër. Çifti kishte preferuar ta mbante lajmin larg zhurmës mediaike, ndonëse në gusht u zbulua se Perello ishte shtruar në një klinikë private për shkak të komplikimeve në shtatzëni.
Fatmirësisht, as shëndeti i nënës dhe as i foshnjës nuk ishin në rrezik, por mjekët shqyrtuan mundësinë e operimit të Perellos.
U rekomandua që ajo të pushonte absolutisht dhe të qëndronte në spital. Më në fund çifti po festojnë momentin e lumtur pas disa muajsh të vështirë.