Policia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë kontrollit të kamionit me mallra, është gjetur një mashkull shtetas i huaj.
Kështu ka njoftuar PK-ja, me anë të raportit të saj të përditshëm, ku ka shtuar se me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në qendrën azilit.
Ndër tjerash PK-ja ka shtuar edhe se rasti shkon në procedurë të rregullt.
“KONTRABANDË ME MIGRANTË. PKK Vërmicë 10.10.2022 – 10:25. Gjatë kontrolli të kamionit me mallra të dëshmitarit mashkull kosovar është gjetur një mashkull shtetas i huaj. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në qendrën e azilit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.