Njihet si një nga shoqëritë më të ngushta dhe të komentuara shpesh për raportin që gëzojnë me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për Einxhel Shkirën dhe Flori Gjinin.
Dyshja nuk janë parë bashkë prej kohësh dhe kjo bëri që ndjekësit të dyshojnë se raportet mes tyre mund të jenë krisur.
Kështu një ndjekës e ka pyetur hapur Florin në një ‘ask me a question’ që ai realizoi së fundmi, për arsyen se pse nuk ka postuar më me Einxhel.
Ai ka sqaruar se nuk ka asnjëkrisje dhe se shoqëria e tyre vazhdon si më parë.
“Jemi takuar madje i kemi qëndruar shumë afër njërit tjetrit sidomos në këtë periudhë, por tani unë kam disa fillime të reja edhe Einxhel ndërkohë disa fillime të reja shumë të bukura që i kemi diskutuar dhe mezi po pres që t’ja shikoj. Tani ka një ngërç të vogël që ju e dini që ajo është një ‘late night bird’ dhe mua më duhet të zgjohem herët. Por do postojmë kur të takohemi, megjithatë shoqëria jonë nuk ka mbetur te të postuarit, se ne kemi aq shumë për të folur saqë harrojmë që të nxjerrim story dhe të postojmë ndonëj gjë”- shprehet Flori në postimin e tij në Instastory.