Gazetari spanjoll, Mario Cortegana ka lëshuar një lajm pak minuta më parë. Ka të bëjë me Kylian Mbappe.
Ylli francez, Kylian Mbappe nuk po del të jetë aq i lumtur me vendimin që mori gjatë verës, për të vazhduar qëndrimin në Paris.
Sipas raportimeve të Mario Cortegana, Kylian Mbappe ka prishur raportet me skuadrën e PSG.
I njëjti bën të ditur se lojtari francez dëshiron që t’i bashkohet klubit të Real Madrid gjatë merkatos së verës.
Mbappe ka disa ankesa. Një nga to është pozita ku po aktivizohet nga Christophe Galtier, e që thuhet se nuk përkon me marrëveshjen që kishte lojtari në momentin kur nënshkroi kontratën.
Sipas raportimeve, PSG megjithatë janë të hapur ta shesin Mbappe vetëm te Liverpool, por jo te Reali.
Mbetet të shihet nëse Cortegana ka diçka të saktë nga rrëfimi i tij.