Një ditë pasi dorëzoi detyrën e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Jashari, është parë në një kafenetë e Prishtinës, fare pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.Kirurgu që u largua nga Qeveria, pjesë e të cilës u bë para 10 muajsh, sot i është rikthyer jetës jashtë politikës.
Në disa fotografi, të cilat i ka publikuar Paparaci, Latifi shihet teksa kalon kohë në një nga kafiteritë e kryeqytetit me ish-Presidenten Atifete Jahjaga dhe një zonjë tjetër.
Latifi dhe Jahjaga shfaqen të buzëqeshur me njëri-tjetrin, tregojnë fotografitë.
Kryeministri Albin Kurti tha se sot pritet ta takojë Latifin, i cili dha dorëheqje nga pozita e tij si ministër të enjten, sipas një letre të publikuar në media.
Fotografitë, përfshirë fotografinë ilustruese të artikullit, janë marrë nga Paparaci.com