Mos-ekzekutimi i pagave për mësuesit, komunës së Drenasit nisin t’i vijnë disa padi

Komuna e Drenasit ka marrë paditë e para për mos-ekzekutimin e pagave të mësuesve.
Këtë e ka njoftuar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan lajmi.net.

I pari i komunës tha se paditë janë ushtruar ndonëse ndalja e pagesave është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave.

“Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata”, tha ai.

Postimi i plotë:

Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehone.

Unë si kryetar komune po e përcjell me mjaft shqetësim një situatë të tillë, në të njëjtën kohë i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht Ministrisë së Financave që të gjej zgjidhje dhe të bëj ekzekutimin e pagave për të gjithë mësimdhënësit, në të kundërtën do të kemi ngarkim të sistemit gjyqësor, rrjedhimisht dëmtim të buxhetit nga shpenzimet procedurale nëpër gjykata.