Liderët e 44 shteteve sot në Pragë, del fotografia e Komunitetit Evropian të Macronit

Liderë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian janë mbledhur sot në Pragë, për Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian.

Pas përfundimit të takimit, i cili nisi në ora 13:00, liderët kanë realizuar edhe fotografinë familjare të këtij samiti.

Komunitetit Politik Evropian (EPC), ideator i së cilit është presidenti francez Emmanuel Macron, ka për  qëllim nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Kosovën në këtë samit po e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani, e cila udhëtoi dje drejt Pragës me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala.

Osmani pritet që të zhvillojë takime me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.