Fund i shkurtër, me pala që të kujton uniformat e vajzave në kolegj. Trendi i fundit që po shihni kudo nëpër Instagram. Jo më kot, sepse janë shumë, po shumë në modë! Mini-fundet me pala po presin që ju t’i vishni gjatë gjithë vjeshtës-dimrit, por si t’i kombinoni nëpër qytet?
Nuk është dhe aq e vështirë sa duket. Madje, mund t’ja dilni të dukeni chic, cool dhe shumëë e veshur vetëm më një të tillë. Frymëzohuni për ca kombinime minimaliste.
1. Pardesy, kambale dhe mini-fundin me pala
2. Triko me printe, mini-fund me pala dhe kuadrata, këpucë dhe sigurisht çorapet e bardha
3. Xhaketë lëkure, bluzë të gjatë dhe shumë aksesorë!
4. Jelek, balerina, çorape të bardha
5. Këmishë oversize dhe një rrip gjigant
Burimi: Who What Wear