Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale K.S., për shkak të veprës penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, i pandehuri i lartcekur akuzohet se më 20 janar të vitit 2022, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën E.M., ditën kritike, duke përdorur mjetin e mprehët ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe gjen vdekjen po atë ditë rreth orës 16:05.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe i njëjti të marrë dënimin e paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.