“Versace” prezanton koleksionin e ri në të njëjtën mënyrë që Agnesa Vuthaj e kishte realizuar në vitin 2020

Bota e artit shprehet në dimensione të ndryshme dhe mënyrat e krijimit ndonëse synohen të jenë origjinale shpesh herë nuk ndodhë një gjë e tillë.

Tashmë kemi raste kur edhe pse me famë ndërkombëtar, artistët në fusha të ndryshme kanë kopjuar apo janë inspiruar nga emrat që vijnë nga vendi ynë.

Artistët të shumtë shqiptarë po arrijnë që të krijojnë emër në botë dhe madje po bëhen inspirimi edhe për të tjerët.

 

Njëjtë ka ndodhur edhe me markën e veshjeve me renome ndërkombëtare “Versace”, e cila në koleksionin e fundit të prezantuar në Javën e Modës në Milano ka realizuar një fotosesion ku modelet pozojnë përmes një xhami nuk duket të jetë një ide origjinale.

E njëjta mënyrë e prezantimit të koleksionit u përdor nga ish-Missi shqiptar Agnesha Vuthaj gati dy vite më parë.

 

Vuthaj kishte prezantuar koleksionin me emrin “Jeta në një kafaz xhami” në vitin 2020, të cilën e përdori si kampanjë për të dhënë mesazhin e kufizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që mund të shohin botën virtualisht, por jo edhe të udhëtojnë lirshëm.

“Versace” ndërkohë përdori mënyrë e ngjashme që modelja shqiptare kishte përdorur më parë.

Dallimi i vetëm që marka botërore ka bërë është realizimi i fotosesionit në një ambient brenda gjë që Agnesa e kishte realizuar në natyrë.