Ministri i Financave Punës dhe Transfereve është deklaruar sot lidhur me pagat e shtatorit për grevistët.
Ministri Murati ka thënë për KosovaPress se sa i përket pagve për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës.
“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati.
Në anën tjetër, SBASHK-u kanë paralajmëruar masa të tjera në rast se pagat e tyre nuk procesohen deri sot në ora 16:00, madje nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë që t’i kthehen sërish grevës.