Rihanna u shfaq me të dashurin e saj, ASAP Rocky, në një darkë të dielën për të festuar 34-vjetorin e tij.Këngëtarja, e cila mirëpriti fëmijën e parë me partnerin në maj, u vesh për këtë rast me një fustan të zi glamuroz teksa largohej nga festa në Olivetta në Los Angeles.
Riri shfaqi këmbët e tonifikuara në fustanin e guximshëm, i cili ishte i prerë nga njëra anë deri në kofshë.
Ajo e kombinoi fustanin me taka Jimmy Choo x Muglen dhe një gjerdan argjendi, kurse reperi ishte veshur një kostum të zi dhe kravatë.
Ka qenë një javë festimesh për yllin pasi njoftoi se do të performojë në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl LVII më 12 shkurt.
34-vjeçarja dhe ekipi i saj janë duke menduar për një listë me gati 50 emra të mundshëm për t’u bashkuar me të në skenë në Stadiumin State Farm të Arizonës për performancën e saj prej 12 deri në 15 minuta.
Burimet thonë se do të jenë të pranishëm të gjithë emrat e mëdhenj të muzikës me të cilët ka bashkëpunuar.
Të hënën në mbrëmje, ylli nga Barbados ishte fotografuar duke shkuar në një studio muzikore që ka lënë të nënkuptohet se ka nisur punën për albumin e nëntë, duke qenë se është komentuar prej kohësh.
Ajo dhe Rocky u bënë prindër për herë të parë në muajin maj, por që akoma nuk kanë zbuluar emrin apo imazhin e foshnjës.