Putin kërcënon përsëri: Do t’i përdorim të gjitha mjetet për mbrojtjen e territorit të Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë ceremonisë ku u njoftua për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës pas referendumeve ruse, ka thënë se këto janë territore të Rusisë, teksa ka akuzuar Perëndimin për shkak se sipas tij “po tenton zhbërjen e Rusisë”, shkruan BBC,

“Do t’i perdorim te gjitha mjetet e nevojshe per mbrojtjen e qytetarëve. Do t’i rindërtojmë qytetet e shkatërruara. Perëndimi duhet ta di se qytetarët e këtyre rajoneve janë qytetarë tonë, përgjithmonë”.

“Perëndimi po tenton ta thyejë shtetin tonë në pjesë të vogla. Perëndimi është agresivë ndaj vlerave tradicionale. Perëndimi dëshiron vetëm të përfitojë.”

Ai tha se populli i Donbasit ka qenë viktimë se sulmeve çnjerëzore terroriste të kryera nga regjimi i Kievit.

Kujtojmë se ShBA dhe aleatët e saj kanë thënë se nuk do t’i njohin këto referendume.