Osmani do të marrë pjesë në inaugurimin e Komunitetit Politik Evropian

Kosova do të marrë pjesë në Komunitetin Politik Evropian, që do të mbahet më 6 tetor, në Pragë.

Lajmi u bë i ditur nga Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ku tha se Komiteti përfshin 44 shtete.

“Kosova merr pjesë në baza të barabarta në takimin përgatitor për nismën e re të Komunitetit Politik Evropian, që përfshin 44 shtete të Evropës”, shkroi Vela në Twitter.

Ky komunitet do të përbëhet nga vendet e Evropës që s’janë pjesë BE-së, shtetet e Bashkimit Evropian, por edhe Britaninë e Madhe.

Macroni e propozoi idenë në takimin e Këshillit Evropian në qershor.

Qëllimi i tij kryesor do të ishte “stabilizimi i kontinentit evropian”.

Macroni e parashtroi idenë duke argumentuar se kjo ishte e nevojshme për të lejuar Ukrainën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën që t’i bashkohen grupit evropian edhe nëse nuk janë ende gati për anëtarësim në BE.