Hoti: Kaos në menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje më krizën energjetike në vend.

Hoti akuzoj qeverinë aktuale që kaosi në menaxhim e energjisë e ka ngritur panikun tek qytetarët.

Ai bëri të ditur se qytetarë të duhet të jenë të informuar në detaje sa i përket prodhimit, importit dhe sa është buxheti i energjisë elektrike.

Postimi i plotë :

Kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e ka rritur panikun tek qytetarët.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të informojnë qytetarët në detaje:

– sa pritet të jetë prodhimi i energjisë nga KEK-u gjatë dimrit,

– sa duhet importuar energji për të plotësuar kërkesën vendore,

– sa buxhet duhet ndarë për import të asaj energjie,

– a mund të lidhen tani kontrata për blerje të energjisë,

– sa energji i kemi dhënë Shqipërisë deri më tani në mënyrë që të marrim nga ta gjatë dimrit,

– sa buxhet duhet ndarë për kompanitë e energjisë në mënyrë që rritja e faturave të energjisë të jetë e përballueshme për familjet,

– sa buxhet duhet ndarë për subvencionim të energjisë për familjet në asistencë sociale,

– çfarë mund të bëhet bashkë me komunat për familjet e tjera më në nevojë për mbështetje etj.

Një plan i tillë do kishte kuptim dhe do të mbështetej nga të gjithë.

Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi. Kujtojnë se me ta nis historia dhe e nisin nga e para strategjinë e energjisë. Tregojnë dogma para partnerëve ndërkombëtarë. U tregojnë japonezëve sa ka qenë rritja në Kosovë dhe i ftojnë të investojnë, por në anën tjetër në media ndërkombëtare e përmendin çdo ditë mundësinë për luftë në Kosovë. E anulojnë projektin strategjik të gazit për inate politike, i cili për tri vite do të shtonte kapacitet energjetike.