Gruaja e bën hor yllin e futbollit, ia publikon fotot…!

Lojtari i Kombëtares sllovene Benjamin Verbič, futbollisti që luan për Panathinaikos, u gjend në qendër të një skandali. Kjo për shkak të shkak të fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij.

Verbič javën e kaluar luajti kundër Norvegjisë (2-1) dhe Suedisë (1-1) në Ligën e Kombeve, pas së cilës nuk e kishte idenë se çfarë nga gruaja e tij Alvina.

Në pamjet e publikuara nga gruaja e futbollistit shihet se si Verbic ishte i dehur dhe bënte orgji me disa femra.

Videot me përmbajtje eksplicite u fshinë shpejt.

“Fotot dhe videoja e postuar nga ish-partneri dhe nëna e fëmijës tim janë shumë të vjetra. Gjithçka që ajo ka shkruar është një gënjeshtër e pastër” ka thënë futbollisti në reagim./Indeksonline/