Wanda Nara, gjithnjë e më afër L-Gante, pas ndarjes nga Mauro Icardi. Prej javësh flitet për një lidhje të fshehtë mes të dyve, por të përfshirët drejtpërdrejt kanë mohuar gjithçka me një Instagram direkt.
“Pse të gjithë thonë se jemi çift?” – e pyeti këngëtari 22-vjeçar, Wandën. “Sepse na kanë parë duke darkuar bashkë, ose ndoshta kemi bërë një çift shumë të bukur, – u përgjigj Nara, e cila më pas shtoi:
– Ne jemi miq të mirë dhe kaq”. Pra, asnjë ndërlidhje sekrete për sipërmarrësen, e cila nuk e ka të lehtë të shpjegojë ndarjen nag ish-kapiteni i Interit, me të cilin ka edhe dy vajza.
“A je beqare? – e pyeti bjonden argjentinase L-Gante. Wanda Nara iu përgjigj: “Po them po, pse e kam thënë tashmë. Kjo nuk vendoset brenda natës dhe aq më tepër kur ka fëmijë të përfshirë. Është një proces që kërkon kohë. Kur njëri dëshiron të ndahet dhe tjetri jo ka më shumë përplasje, por unë jam mirë”.
Mauro Icardi, sulmuesi i ri i Galatasaray po bën gjithçka për ta shpëtuar martesën dhe ende po përpiqet ta rifitojë agjenten dhe gruan e tij.