Alketa Vejsiu u bë virale ditën e sotme me një video ku shihej në veturë të parkuar teksa fliste në telefon.
Pamjet ishin bërë në Tiranë ku dyshohej se prezantuesja e njohur kishte shkelur rregullat duke u futur kundravajtje.
Por si është e vërteta e këtyre pamjeve që u bënë virale?
Vetë Alketa ka postuar sot një video në rrjetin social Instagram, ku ka shpjeguar të gjithë situatën duke thënë se po priste të lirohej një vend për parking.
“Nuk ka histori aty. Është thjesht një titull abuziv për të shkaktuar polemika dhe për të gjeneruar klikime dhe për ta politizuar Alketën. nuk kam lidhje me politikën dhe nuk do të ketë asnjëherë. Alketa është artiste në shpirt dhe në profesionin e saj, është dhe sipërmarrëse e thjeshtë. Ka të tjerë që bëjnë gjëra më të mëdha se unë. Jo më larg se dje, kisha dalë nga vendi i parkingut dhe po prisja që të lirohej një vend aty. Nuk isha në lëvizje, në kundravajtje. Isha parkuar në anë të rrugës. Nuk kishte trafik, nuk po lëvizja dhe kisha të drejtë të përdorja telefonin se isha ndaluar. Gjithmonë kur gaboj kërkoj falje por në këtë rast nuk kam”, tha ndër të tjera moderatorja.