Mozzik feston ditëlindjen, e uron Getinjo: Urime ditëlindjen gjaku im

Reperi, Mozzik, sot po feston ditëlindjen e tij.

Ai sot mbush plot 27 vite.

Reperi, mori urime të shumta nga familjarë, miq e fansat e tij të shumtë.

Por një urim i veçantë ishte ai i vëllaut të tij, Getinjos.

“Urime ditëlindjen gjaku im, të rujt zoti gjithmonë bashkë me neve. Të dua,” shkroi Getinjo në mbishkrimin e fotografisë të publikuar në ‘InstaStory’.

Reperi ka ripostuar vetëm urimin e Getinjos në profilin e tij.

Kujtojmë që këto kohë Mozzik është duke shijuar suksesin e këngës “Te dua”, e cila brenda gjashtë ditësh publikimi, ka arritur të kalojë shifrën e pesë milionë klikimeve në Youtube.