Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është kthyer nga Japonia, ku qëndroi për vizitë disa ditore bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Zyra për media e kryeministrit Kurti ka njoftuar se kryeministri do të takohet me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky, duke nisur nga ora 14:15.
Ndryshe Kurti në Japoni është takuar me homologun e tij, Fumio Kishida të cilin e ka ftuar ta vizitojë Kosovën.
“Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike. Në fund të takimit Kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Kurti në Facebook, të mërkurën