Friedrich-Ebert-Stiftung dhe Instituti Evropian për Paqe e kanë përgnjeshtruar lajmin e “Veçernje Novosti” të publikuar sot ku thuhet se këto dy organizata janë mandatuar për të punuar në statutin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Dy organizatat tona nuk kanë pranuar kërkesë apo mandate nga i Dërguari Special i BE-së, Miroslav Lajçak, Qeveria e Gjermanisë apo ndonjë palë tjetër për t’u marrë me këtë statut”, thuhet në njoftim.
“Diskutimet tona ishin të brendshme, duke përdorur informata të qasshme publike me tema për interesin publik, që është e drejtë e posaçme e shoqërisë civile”.
“Na vjen keq që asnjëra nga organizatat tona nuk është konsultuar për publikimin e këtij artikulli”.