Pensionistët dhe minatorët në Shqipëri kanë dalë sot në protestë për të kërkuar rritje të pensioneve, ndihmës ekonomike e kompensim deri dhe tek drutë.
Ata thonë se rritja prej 6% është qesharake dhe se kërkojnë që të paktën rritja të jetë sa ç’është në Kosovë.
“Jo vetëm që s’jemi të kënaqur, por të paktën ti barazojë me Kosovën. Kosova shteti më i ri në botë jep 100€, ne me 5 mijë lekë dhe na thotë: A s’jeni të kënaqur? I ra goja duke thënë “I kemi plotësuar standardet”.
Po paguaje ti pensionin si standardet në Europë. Paratë janë, po ikin për tekat e zyrtarëve,” tha një prej tyre.