SHSKUK-ja i sheh buxhetin dhe ikjen e anesteziologëve si sfidat më të mëdha aktualisht

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, ka thënë se buxheti dhe ikja e mjekëve janë sfidat aktuale për këtë institucionLearn more

Në Komisionin për Shëndetësi, Zejnullahu-Raçi ka thënë se në këtë institucion asgjë s’është jashtë kontrolli teksa ka shtuar se për buxhetin ka raste kur “vendimet duhet të merren aty për aty”.

Ajo ka deklaruar se është planifikuar furnizimi me barna duke shtuar se ka kërkuar që të bëhen kartela të pacientëve.

“Për mua ka qenë e çuditshme që nuk kanë kartela”, ka thënë ajo para deputetëve, duke kritikuar për mosplanifikim të mirë ish-menaxherët.
ti-kerkohet-plan-riorganizimi-per-operime/”>