Rita Ora ndan me ndjekësit imazhe nga stërvitjet dhe seancat e zbardhimit të dhëmbëve

Ajo punon shumë në palestër për të ruajtur fizikun e saj të jashtëzakonshëm
Dhe Rita Ora tregoi figurën e saj të tonifikuar të trupit e veshur sytjena sportive me ngjyrë të blerta, teksa publikoi një fotografi të re në Instagram të martën, shkruan

Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur këtë bluzë me dollakë të ngushta të të njëjtiti material, teksa realizoi një fotografi të saj pak kohë pasi kishte djersitur para se të trajtonte veten me një seancë zbardhjeje të dhëmbëve me rreze ultraviolet.

Për aksesorë, Rita bëri një përzgjedhje gjerdanësh prej ari dhe i vuri në pah tatuazhet në pjesën e sipërme të krahut ndërsa shtrihej në shpinë për një moment të shpejtë.

Bukuroshja bionde i kishte lënë flokët e saj bionde kaçurrela në valë të lirshme dhe aplikoi një makijazh natyral për të treguar tiparet e saj të bukura.

Teksa dukej e pa frymë gjatë stërvitjes, Rita shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Nuk ka pushim, por definitivisht duhet një minutë lol”.

Më pas, interpretuesja e hiteve vazhdoi të shtonte një fotografi në Instagramin e saj, të realizuar në karrigen e dentisti, ku shihej duke aplikuar zbardhimin e dhëmbëve.

Këto imazhe të saj vijnë vetëm pak kohë pas Rita foli për dashurinë e saj për bashkëshortin Taika Waititi në një intervistë të rrallë pas martesës së tyre në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja këmbëngul se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin, 47 vjeç, dhe la të kuptohet se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

Ylli i muzikëss pop, Rita, e cila nuk e ka konfirmuar kurrë në mënyrë eksplicite martesën – edhe pse miqtë e saj të ngushtë e kanë konfirmuar, thotë se ajo mori frymëzim nga prindërit e saj – nëna e saj Vera dhe babai i saj Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e fortë më shumë se 30-vjeçare.