Lëndohet një person në vendin e punës në Skenderaj, dërgohet në spital me urgjencë

Një person ka pësuar lëndime trupore pasditen e së martës, përderisa ishte duke punuar në një vendpunisht në Skenderaj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe më pas është liruar në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe inspektorët e punës të cilët përkohësisht kanë ndërprerë punimet derisa të evitohet rreziku në ambientet e punës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të shkoi në gjykatë në procedurë të rregullt.

Rikujtojmë se javë më parë në Skenderaj ndodhi edhe një vdekje në vendin e punës, ku më pas policia arrestoi pronarin e objektit dhe punëkryesin.