Kim Kardashian dukej si një version i ri i Marilyn Monroe në imazhet e fundit të postuara në Instagram.
Influencuesja 41-vjeçare la flokët e saj bionde tposhtë mbi supe, teksa nxirrte në pah figurën e saj të pabesueshme me një fustan të bardhë pambuku “Dolce & Gabbana” duke shtuar edhe këpucë të bardha.
Ish-bashkëshortja e reperit Kanye West ftoi ndjekësit e saj në dhomën e saj luksoze të hotelit në Milano, ku kishte një buqetë me trëndafila të bardhë dhe një ballkon të gjerë.
Diva ishte në Itali për shfaqjen e “Dolce & Gabbana” në Javën e Modës në Milano së bashku me motrën e saj të vogël Khloe Kardashian.
Në imazhet e reja, Kim e përdori kamerën në avantazhin e saj, teksa dukej sensuale në dhomën e saj të hotelit.
Ylli u pa në një hotel teksa ishte e grimuar dhe kishte veshur një fustan të bardhë të shkurtër me rripa të gjerë, ndërsa një pallto e ngjashme i ra nga supet.
Në qafë kishte edhe një varëse kryq argjendi dhe diamanti. Në një moment ajo ishte në ballkonin e dhomës së saj të hotelit, teksa realizoi poza prej modele.
Kim ka punuar me shtëpinë italiane të modës për fushatën e tyre të re reklamuese të quajtur “Ciao Kim’ për koleksionin e modës për femra, pranverë-verë 2023.
Fushata vjen në një moment interesant pasi Ana de Armas luan si Marilyn Monroe në filmin biografik “Blonde”, i cili do të shfaqet në më shumë kinema më 23 shtator, përpara se të shfaqet premierë në Netflix më 28 shtator.
Në qershor, Kim ishte në qendër të polemikave pasi u akuzua për dëmtimin e fustanit ikonik që aktorja veshi për t’i kënduar ‘Happy Birthday’ presidentit të atëhershëm John F. Kennedy në vitin 1962, të cilin ylli televiziv e veshi atë në Met Gala të këtij viti.
Kimit iu huazua fustani nga zyrtarët e muzeut, ku fustani 60-vjeçar është ruajtur në një mjedis të kontrolluar nga temperatura që kur u ble për një rekord prej 5 milionë dollarësh në vitin 2016.
Ylli televiziv ishte personi i parë që veshi fustanin që kur ishte veshur nga Monroe në vitin 1962.
Ajo pranoi se humbi shtatë kilogramë në tre javë për t’u përshtatur me fustanin, por ende nuk ishte në gjendje të përshtatej në të duke e lënë të zbërthyer.