Zelensky: Donetsku është qëllimi numër një për Ukrainën

In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses the nation in Kyiv, Ukraine, late Monday, March 7, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Zelensky thotë se për Ukrainën, Donetsku mbetet “qëllimi numër një”, pranon se janë në kërkim të metodave për t’ju kundërvënë dronëve iranianë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në paraqitjen e tij më të fundit, ka thënë se situata ushtarake në lindje të rajonit të Donetskut është tejet e rëndë.

“Po bëjmë gjithçka që të ndalim aktivitetet e armikut. Tani Donetsku është qëllimi ynë numër një, pasi që Donbasi akoma mbetet qëllimi numër një për pushtuesit”, shtoi Zelensky.

Forcat ruse kanë pushtuar pothuajse tërë rajonin e Luhanskut, e ngadalë po avancojnë përmes rajonit të Donetskut.

Ndërkaq Zelensky dhe krerët e organeve të sigurisë në Ukrainë, janë takuar sot për të planifikuar metodat për t’ju kundërvënë “llojit të ri të armëve” të rusëve, pasi që Moska ka rritur sulmet duke përdorur dronët iranianë.

“Gjatë takimit kanë diskutuar në veçanti për armët e reja të armikut, dhe kanë hartuar planet për rrëzimin e fluturakeve të tilla”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra e presidentit të Ukrainës.