Ymeri: Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiç, ne do të flasim me anëtarsinë çka me bë tutje se u zgjatë kjo punë

Nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, ka dhënë sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet.Ymeri  potencoi se nëse Qeveria nuk tërhiqet, ata do të konsultohen me antarsinë për të parë se si do të veprohet më tej pasi greva është zgjatur shumë.

Ai tha se gjasat nuk janë të pamundura që edhe antarsia të vendosë për ndërprerje të grevës.

“Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiq, ne do të konsultohemi me antarsinë se ç’ka me vepru tutje për shkak se vërtet u zgjat greva shumë dhe sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme me ba asnjë lëvizje. Duhet të konsultohemi me antarsinë por kjo mbetet kompetencë e këshillit Grevist të BSPK-së për shkak se edhe shërbyesit civilë janë në grevë dhe koordinimi duhet të jetë patjetër me ta për çfarëdo vendimi që të merret. Krejt çfarë të vendosë anëtarësia ne do të jemi zëri i tyre por gjasat nuk janë të pamundura edhe vetë antarsia me pa se nuk ka zgjidhje dhe me ba zgjidhjen vetë” tha Ymeri.

Tutje Ymeri konfirmoi se nuk kanë patur asnjë ftesë për takim as nga Qeveria dhe as nga Ministria e Arsimit, gjatë kësaj fundjave.

“Nga takimi që kemi patur në Komisionin e Arsimit nuk kemi patur takim tjetër me Qeverinë dhe as me Ministrinë e Arsimit. Nuk kemi patur as ndonjë ftesë për takim tjetër, aq sa unë jam i informuar. Ne si SBASHK nuk kemi patur takim ndërsa për Këshillin Grevist të BSPK-së nuk e di” deklaroi ai.

Greva në arsim dhe tek shërbyesit civilë ka hyrë sot në javën e pestë.

Palët kanë mbetur të palëkundur në qëndrimet e tyre, pavarësisht disa takimeve të zhvilluar ndërmjet tyre.

Nga SBASHK po kërkojnë një shtesë prej 100 eurosh derisa “Ligji për Paga” të hyjë në fuqi ndërsa nga Qeveria kanë thënë se kanë ofruar mbështetje për mësimdhënësit në Pakon e fundit të miratuar nga Qeveria.