Rriten pakënaqësitë me Albin Kurtin, partnerët e koalicionit po kërkojnë ‘dyer’ tek subjektet tjera politike

Në historikun parlamentar të Kosovës ka ndodhur që deputetë të partive të ndryshme që kanë qenë ose janë pjesë e Kuvendit të bëjnë lëvizjet e tyre nga një subjekt në një subjekt tjetër politik – e arsyet për këto lëvizje kanë qenë prej më të ndryshmeve.

Rasti i fundit që ka ndodhur me këso lëvizje ishte me Doarsa Kica – Xhelinin, e cila nga partia që ishte themeluar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kaloi në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Por, a do të mbetet ky vetëm rast i vetëm kur aderimi mund të ketë nga një parti politike në një tjetër kjo mbetet të shihet.

Por, bazuar në paralajmërimet e Lidhjes  Demokratike të Kosovës, saktësisht shefit të saj Lumir Abdixhiku dhe shefit të deputetëve të LDK-së Arben Gashi, ‘trendi’ për kalimin e disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje por edhe të komuniteteve të ndryshme( joserbe) mund të vazhdojë

Arben Gashi, disa herë ka thënë se janë mbi shtatë ose tetë deputetë të partisë që drejtohet nga Albin Kurti që mund t`i bashkohen subjektit që përfaqëson.

“Janë diku më shumë se shtatë deputetë që mund ta lënë VV-në…”, kishte thënë Gashi në disa paraqitje për media.

 

 

Pa përmendur emra se kush mund të jenë deklarata të ngjashme ka dhënë edhe vet shefi i LDK-së, Lumir Abdxhiku.

E, ky i fundi sot gjatë ditës ka takuar Duda Baljen nga grupi parlamentar Multietnik  “6 plus”.

 

 

Për situatën politike në vend, tha LDK se kanë biseduar gjatë takimit, përderisa Duda Blaje tha se ishte thjeshtë një bisedë informative.

Por burime të Gazeta Blic thonë se ky takim ka të bëjë me problemet që kanë me qeverisjen e Albin Kurtit.

 

 

“Në takimin që ka pasur Abdixhixhiku – Balje nuk është përmendur kalimi i saj në ndonjë subjekt tjetër politik. Por, problemet që këta partner të koalicionit kanë me kryeministrin Kurti”, ka thënë ky burim i gazetës.

Sipas burimeve të gazetës, LDK tash e sa muaj është duke punuar për sjelljen e figurave të reja në këtë partie – ‘gjahu’ është te deputetët e VV-së që janë të pakënaqur.

 

E, me këtë punë po merren dy njerëz në LDK – Arben Gashi e Kujtim Shala.

Gazeta ka tentuar të flas me Arben Gashin, por ai ndodhet në një udhëtim zyrtar në SHBA.

Pse shkoi Dudaj Balje në zyrat e LDK-së?

“Po i shohin vetëm si numra asgjë më shumë” – Kështu nis rrëfimin një burim tjetër i gazetës Brenda këtij grupi Multietnik pjesë e së cilës është edhe Duda Balje.

 

 

“Ajo ka një kohë të gjatë që ka shumë pakënaqësi me qeverisjen Kurti dhe qëndrimet e GP të VV në raport me disa tema siç janë shamia në shkolla, Kodi Civil, Trusti e gjëra edhe më të mëdha”, tregon ky burim i Gazetës.

“LDK e shohin si parti joshëse për shumë arsye…”, thotë burimi tutje.