Mbretëresha Rania me vajzën e vet ka marrë pjesë në një ngjarje humanitare në Nju-Jork
Mbretëresha me Mbretin Abdullah II i ka katër fëmijë – princin Hussein, princeshën Iman, princeshën Salma dhe princin Hashem.
Rania gëzon famën e mbretëreshës më të bukur dhe të veshur më së miri në botë, ndërsa tani ka treguar si duket e bija 25-vjeçare, Iman.
Ato janë shfaqur bashkë në Nju-Jork në një ngjarje humanitare, e cila ka tubuar personalitete të shumta të famshme dhe ka marrë gjithë vëmendjen.
Mbretëresha dhe princesha kanë marrë shikime për fustanet e gjata elegante – Iman kishte veshur fustan të zi, ndërsa Rania dukej e mrekullueshme në fustanin ngjyrë të verdhë.faqet në ngjarje publike, merret me atletikë dhe është e fejuar.
Kohë më parë, edhe djali i madh i mbretëreshës, i cili ka diplomuar arkitekturën, është fejuar me vajzën e një biznesmeni të suksesshëm.
Mbretëresha Rania e Jordanisë ka lindur më 31 dhjetor 1970 në Kuvajt në një familje palestineze. Babai i saj, Faisal Sediki Al Jasin, ishte pediatër dhe nëna e saj, Ilham Jasin, një shtëpiake. Ajo u takua me princin e atëhershëm jordanez Abdullah në një darkë në vitin 1993.
Ishte dashuri me shikim të parë dhe ata u fejuan dy muaj pas takimit. Ata u martuan në qershor të vitit 1993 dhe Rania foli për dashurinë e saj me Abdullahun në një nga intervistat e rralla.
“Ai kishte një buzëqeshje të parezistueshme dhe një energji që e tërhiqte si një magnet. Çfarë mund të them, pjesa tjetër është histori. Kur flas për takimin tonë të parë, historia tingëllon si një përrallë, por realiteti është ndryshe. Të jesh një mbretëresha është në fakt një punë si çdo tjetër”, tha ajo.