A do të largohet nga koalicioni me Kurtin, Duda Balje flet pas takimit me Abdixhikun

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka njoftuar se në zyrë, kryetari i saj Abdixhiku ka pritur kryetaren e SDU-së, Duda Balje “për të diskutuar për situatën politike në vend dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit” mes dy partive.

Balje ka mohuar që do të largohet nga koalicioni qeverisës.

Ajo tha se me LDK-në kanë biseduar për shumë tema, por jo për largimin nga koalicioni.

“Me LDK-në kemi biseduar për shumë çështje, për këtë s’kemi biseduar. Kemi biseduar për problematikat që i kemi në Kosovë, kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit”, tha Balje për Gazetën Express.

Tërheqja e mjeteve nga trusti, bartja e shamisë në shkolla dhe projekt kodi civil, janë disa tema ku Balje nuk pajtohet me VV-në.