Kurti e Murati udhëtojnë në Japoni, marrin pjesë në varrimin e ish-kryeministrit Shinzo Abe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Zyra e kryeministrit njofton se Kurti është shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku “gjatë qëndrimit në Japoni do të zhvillojë edhe takime tjera zyrtare”.

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, vdiq pasi u sulmua me armë zjarri në korrik të këtij viti në një ngjarje në qytetin Nara.

Sulmuesi i dyshuar ishte arrestuar në vendin e ngjarjes.