Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka folur para medieve, për grevën.
Hoxhaj tha se qëllimi i PDK-së, është që nxënësit të kthehen në shkolla dhe të greva të përfundojë.
Ndërsa, nga janari i vitit të ardhshëm Hoxhaj thotë se ligji i pagave duhet të hyj në fuqi ku sipas tij, do ta zgjidhte këtë problem.
“Kemi pasur një seancë dhe debat parlamentar për çështjen e grevës, qëndrimi ynë ka qenë që të gjendet një zgjidhje e cila është e përkohshme që qeveria me sindiaktën të bëjnë zgjidhje afatshkurtë dhe prej 1 janarit të jetë në fuqi ligji i pagave i cili duhet ta zgjidh ketë problem”, ka thënë Hoxhaj.