Bulliq pasi u zgjodh kryetar i VV-së në Podujevë: Le të punojmë për organizatë të fuqishme

Shpejtim Bulliqi ka reaguar pasi u zgjodh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Ai ka falënderuar aktivistët për besimin e dhënë ndërsa ka thënë se si Qendër kanë arritur shumë suksese, duke krijuar struktura të forta në teren e struktura të reja për herë të parë në vendbanime të ndryshme.

“U jam shumë mirënjohës secilit për punën dhe kontributin, si dhe i falënderoj të gjithë anëtarët për besimin dhe mbështetjen që kanë ofruar për mua të jem Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Podujevë.Le të punojmë të gjithë bashkë për lëvizje të gjerë, struktura të reja, drejtim progresist dhe organizatë të fuqishme”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

Të nderuar anëtarë/e e aktivistë/e të Lëvizjes

Qendra e Vetëvendosjes në Podujevë përfundoi dje procesin zgjedhor për Kryetar të Qendrës, Kryetare të GVV dhe Kryetar të RVV. Gjithashtu dje u përmbyll procesi edhe për zgjedhjen e strukturave udhëheqëse të organizatës në nivel të përgjithshëm.

Falë punës dhe angazhimit të shumë aktivistëve përgjatë gjithë procesit zgjedhor, ne arritëm që dje të përmbyllim këtë proces me shumë sukses. Gjatë këtij procesi zgjedhor si Qendër kemi arritur të korrim shumë suksese, duke krijuar struktura të forta në teren e struktura të reja për herë të parë në vendbanime të ndryshme.

U jam shumë mirënjohës secilit për punën dhe kontributin, si dhe i falënderoj të gjithë anëtarët për besimin dhe mbështetjen që kanë ofruar për mua të jem Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Podujevë.

Le të punojmë të gjithë bashkë për lëvizje të gjerë, struktura të reja, drejtim progresist dhe organizatë të fuqishme.