Arben Vitia është zgjedhur kryetar i Degës së Vetëvendosjes në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook ku ka falënderuar anëtarësinë për besimin që ja kanë dhënë.
Vitia ka thënë se para vetës kanë sfida dhe mundësi.
Postimi i tij:
Të nderuar anëtarë e anëtare,
Të dashur aktivistë e aktiviste,
Falenderime dhe suksese në angazhimin e përbashkët!
Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ.
Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtëpërdrejtë u përmbyll me sukses.
Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror.
Duke ju falenderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë.