Rita Ora nga palestra: Këtë fundjavë jam duke punuar me veten

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë e përkushtuar në muzikë.

Por krahas kësaj, ajo një pjesë të madhe të kohës e kalon duke u kujdesur për veten, gjegjësisht me ushtrime në palestër.

Meqë ndodhemi në fundjavë, Ora ka publikuar disa fotografi e video nga aktivitetet, duke i pyetur ndjekësit se çfarë bëjnë në fundjavë e njëherësh duke dhënë edhe disa këshilla.

“Këtë fundjavë jam duke punuar për veten. Muzika dhe shëndeti im fizik dhe mendor”, nis postimi i biondes.

“Çfarë po bëni për veten tuaj këtë fundjavë? Bëni të paktën një gjë, të shkoni në një darkë të këndshme, të meditoni, të lexoni, të përqafoni kafshën tuaj, të shikoni një film, të bëni një dush, të qeshni me miqtë tuaj, gjithçka. Bëjeni për veten”, ka thënë më tej ajo.

Ylli nga Kosova këtë periudhë ka qenë mjaft e angazhuar me mbrëmje e koncerte përrreth botës.

Ajo në fillim të muajit shtator mbajti edhe një koncert falas në Shqipëri.