Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, derisa në disa stacione mund të ketë rritje të çastit të koncentrimeve të grimcave të materies, që çojnë indeksin edhe në vlera mesatare
.24.09 – Kryesisht me diell, pas mëngjesit të ftohtë. Pasdite më vonë vransira kalimtare, pa mundësi për reshje.
25.09 – Vransira dhe intervale me diell, më ngrohtë.
26.09 – Kryesisht me vransira. Pasdite me reshje shiu.
27.09 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.
28.09 – Vransira dhe intervale me diell, me mundësi për reshje lokale shiu.Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C deri 5C, në fundjavë, e më pas shënojnë rritje deri në 10C e 12C. Maksimalet më afër vlerave mesatare dhe luhaten ndërmjet 20C e 22C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-8m/s.Shtypja atmosferike mbetet e lartë në fundjavë, e më pas me tendencë të rënies së thellë nën vlera mesatare..