Pal Lekaj i AAK-së: Qytetarët janë të pakënaqur me Qeverinë Kurti

>eputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, thotë takimet e kreut të partisë Ramush Haradinaj me qytetarë nuk janë për fushatë por për t’i dëgjuar hallet e tyre.

Lekaj thotë se nga këto takime kanë vërejtur pakënaqësi të madhe ndaj Qeverisë Kurti.

“Po sa i përket vizitave në terren me qytetarët është obligim që deputetët dhe subjektet politike që të komunikojnë drejtpërdrejtë me qytetarët dhe të bëjnë një interaktiv ndërmjet politikës dhe qytetarëve, dhe nga takimi që kemi pasur deri më tani, kemi kuptuar që shumë kërkesa të qytetarëve dhe programi qeverisës i Kurtit nuk është implementuar. Prandaj si subjekt politik ne kemi filluar që sa kohë, sidomos zotri Haradinaj është në komunikim me qytetarët por edhe grupi parlamentar jemi në terren që të komunikojmë drejtpërdrejt me qytetarë”, u shpreh Lekaj.

“Ajo që kemi vërejtur tek qytetarët se janë shumë të pakënaqur me Qeverinë, me shpërndarjen e pakos sociale dhe janë pothuajse tepër të egërsuar sepse po kalojnë ditët më të vështira me ngritjen e produkteve bazë”, tha tutje Lekaj.